Barcelona nuk ka dëshirë të shesë sulmuesin francez, Ousmane Dembele, por do ta bënte këtë vetëm për një çmim më të lartë.
Dembele ka qenë i lidhur me një largim dhe klubi anglez, Liverpooli, ka qenë i lidhur me sulmuesin francez.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë Dembelen dhe do të pranonte vetëm një ofertë të artë nëse vjen për lojtarin gjatë verës.
Dembele ka humbur gjithsej 63 ndeshje të Barçës shkaku i lëndimeve që nga transferimi i tij prej 100 milionë eurosh nga Borussia Dortmund në gusht të 2017.