Barcelona duket e “prerë” në situatën e De Jong për të mos e zbritur çmimin e kartonit të tij.
Manchester United tashmë është e interesuar prej sa kohësh për shërbimet e holandezit, megjithatë çmimi i lartë i kërkuar nga klubi spanjoll ka bërë që marrëveshje të mbetet pezull.
E situata duket se nuk ka ndryshuar, pasi Fabrizio Romano theksin se nuk ka ndonjë ndryshim për marrëveshjen e Frankier De Jong.
Sipas Romanos, Barcelona nuk do të pranojë tarifën e garantuar më pak se 85 milionë euro, ndërsa Man Utd është ende në bisedime të drejtpërdrejta me Barçën pasi oferta verbale [60 milion euro + 10 milion euro shtesa] u refuzua javën e kaluar.
Romano shton se Frenkie është i qetë, nuk ka asnjë sinjal për të ardhmen e tij dhe ai është duke pritur.