Barcelona po e konsideron lëvizjen për Roberto Firminon, transmeton Sinjali Sport.
Barcelona mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino, sipas mediumit El Nacional
Liverpool është i përgatitur të ndahet me brazilianin për rreth 20 milionë euro dhe Barça po mendon të bëjë një ofertë pasi kërkon të forcohet në sulm.
Firmino këtë sezon ka humbur vendin e titullarit, pasi Diogo Jota me paraqitje e ka lënë në bankë rezervë dhe kjo mundësi duket e mirë për të dy palët që të nisin bisedimet. /Gazeta Sinjali Sporti/