Skuadra e Barcelonës ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me lëndimin e Lionel Messit.
Ylli argjentinas nuk mundi të vazhdonte pjesën e dytë në fitoren 2:1 të Barcelonës të martën kundër Villarrealit në ‘Camp Nou’.
Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, Messi ka tërhequr muskulin në kofshën e majtë.
“Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Është një tërheqje e vogël dhe rikthimi i tij do të varet nga faza e riaftësimit”, thuhet në njoftim e klubit./Gazeta Sinjali/