Barcelona duket se e ka humbur durimin me yllin francez të ekipit, Ousmane Dembele.
Siç raporton “AS”, klubi spanjoll ka vendosur ta shesë atë gjatë merkatos verore, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas këtij mediumi, Barcelona i kishte treguar Dembeles se ky është sezoni i fundit për ta treguar vetën, por ai për shkak të lëndimeve nuk arriti që ketë shumë minuta.
Klubi katalunas nëse nuk arrin ta shesë, atëherë do ta dërgoj në huazim./Gazeta Sinjali/