Barcelona nuk po dëshiron që ta mbajë në skuadër Philippe Coutinhon dhe po dëshiron që ta largoj nga klubi këtë verë.
Sipas “Mirror”, Barcelona e ka ofruar futbollistin te katër gjigantët anglez, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Man United, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse Coutinho ka vendosur të rikthehet te Barcelona pasi që deri më tani ishte pjesë e Bayern Munich në formë huazimi.
Barcelona deri më tani shpresat për shitjen e futbollistit i kishte te Bayern Munich mirëpo skuadra gjermane nuk po dëshiron ta nbajë në skuadër futbollistin.
Blaugranët kanë nevojë për shitjen e disa futbollistëve në mënyrë që të rikuperohen financiarisht.
/Gazeta Sinjali/