image Barcelona e Atletico Madrid po mendojnë shkëmbimin e dy futbollistëve

Futboll

Barcelona e Atletico Madrid po mendojnë shkëmbimin e dy futbollistëve

news image

Skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid po mendojnë të bëjnë “tregti”, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “Mundodeportivo”, Barcelona dhe Atletico Madridi po mendojnë për shkëmbimin e Antoine Griezmann dhe Saul Niguez.

Mos ardhja e Wijnaldum në “Camp Nou” ka bërë që blaugranasit të kërkojnë zgjidhje tjetër për një mesfushor të klasit të tij.

Mirëpo Barcelona po përballet me probleme ekonomike dhe paga e Griezmann mund të jetë një barrë për ta, por ata gjithashtu nuk kanë para për të përmbushur kërkesat e mëdha të klubeve për një mesfushor të mirë.

Sipas artikullit, klubet kanë leverdi të bëjnë këtë shkëmbim dhe kanë nisur negociatat ndërmjet vete.

Kështu që, një shkëmbim ndërmjet Griezmann dhe Saul Niguez ka dalë si ide dhe mund të bëhet realitet. /Gazeta Sinjali Sporti/