image Barcelona dhe PSG do të luajnë miqësore ndaj Dinamo Kiev për tu solidarizuar pas konfliktit Ukrainë-Rusi

Futboll

Barcelona dhe PSG do të luajnë miqësore ndaj Dinamo Kiev për tu solidarizuar pas konfliktit Ukrainë-Rusi

news image

Dynamo Kiev do të luajë kundër Barcelonës, Paris Saint-Germain dhe një mori skuadrash të tjera evropiane midis prillit dhe qershorit, si një lëvizje bamirësie dhe solidariteti për krizën Ukrainë-Rusi, shkruan Sinjali Sport.

Kampionët e Premierligës ukrainase do të nisin një turne kontinental duke luajtur me disa skuadra gjatë tre muajve të ardhshëm, pasi synojnë të mbledhin fonde për të ndihmuar të prekurit nga konflikti në vendin e tyre.

Duke qenë se liga vendase nuk mund të rifillojë, klubi në vend të kësaj do të përballet me disa nga klubet më të mëdha të Evropës në mënyrë që të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin.

“Falë mbështetjes së udhëheqjes së vendit tonë, Dinamo do të marrë pjesë në një mision bamirësie ndërkombëtare – një seri lojërash miqësore me klubet më të mira në Evropë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen me sloganin “Ndeshje për paqe! Le të ndalojmë luftën!” Qëllimi i këtyre ndeshjeve është të informojë komunitetin ndërkombëtar për luftën e tmerrshme në Ukrainë dhe të mbledhë fonde për të mbështetur ukrainasit që vuajtën nga lufta me agresorin rus“, është thënë ndër të tjerash në komunikatën e klubit.

/GazetaSinjaliSport/