image Barcelona dhe Interi të gatshëm për shkëmbimin e madh

Futboll

Futboll/ Barcelona dhe Interi të gatshëm për shkëmbimin e madh

news image

Interesi i Barcelonës për Lautaro Martinez është i njohur. Sulmuesi i Interit është i preferuari i Lionel Messit dhe fenomeni argjentinas do të ishte i lumtur të luante së bashku me të edhe në Spanjë.

Nerazzurret kanë vendosur çmimin e tyre për El Toro në 150 milion euro, përkundër faktit se ai ka një klauzolë lirimi prej 111 milionësh, e vlefshme nga 1 deri në 15 korrik.

Abidal mund ta vinte Philippe Coutinho në marrëveshje, një lojtar që përfaqëson, edhe sot, një nga pendimet më të mëdha të drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio.

Sipas Tuttosport, braziliani mund të mbërrinte në San Siro për të zëvëndësuar vendet e Lautaro dhe Alexis Sanchez, i cili është i destinuar të kthehet në Manchester United. Lojtari aktualisht është në huazim te Bayern Munich por bavarezët nuk ka të ngjarë të paguajnë 120 milionët e kërkuara për ta blerë atë plotësisht.

Barcelona mund të pajtohet të japë Interit Coutinho nnë huazim, ndoshta edhe për dy vjet, për ta bërë largimin e Lautaro Martinez më pak të dhimbshëm sesa pritej./Gazeta Sinjali/