Barcelona ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres, zbulon The Sport.
Barca e ka identifikuar Torresin si objektivin e tyre kryesor të transferimit në janar dhe reprezentuesi spanjoll ka informuar Cityn se ai është i etur për një lëvizje në Camp Nou.
Megjithatë, klubi spanjoll ende nuk ka rënë dakord për një tarifë me Cityn dhe financat e tyre të pasigurta nënkuptojnë se ata nuk mund ta përballojnë 21-vjeçarin pa shitur më parë një numër lojtarësh të tjerë. /Gazeta Sinjali Sporti/