image Barcelona arrin marrëveshje me Raphinhan

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Raphinhan

news image

Raphinha është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës në verë.

Raphinha ka rënë dakord për kushtet personale për një transferim të verës te Barcelona, ka mësuar mediumi britanik Goal, por negociatat me Leeds janë shtyrë deri në fund të sezonit.

Kuptohet se një marrëveshje me brazilianin Raphinha është afër për tu bërë, për një kontratë që do të dyfishojë pagën e tij, me kushte që do ta çojnë atë deri në vitin 2027 në Kataluni.

Nëse Leeds do të binte nga elita, gjërat do të lehtësoheshin tej mase për Barcelonën, pasi atëherë spanjollët do të transferonin amerikano-jugorin për vetëm 25 milionë euro pasi kështu është vendosur në klauzolën e kontratës së Raphinhas.

/GazetaSinjaliSport/