Pasi thuajse ka humbur garën për shërbimet e Jules Kounde, Barcelona ka identifikuar mbrojtësin e ri.
Siç zbulon gazeta e afërt me klubin spanjoll ‘Sport’, Barcelona dhe mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Inigo Martinez tashmë kanë një marrëveshje për kushtet personale.
Sipas Sport, mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me blaugranasit.
Negociatat do të zhvillohen tani mes klubeve për të arritur një marrëveshje për tarifën.