image Barcelona aktivizon "levën" e dytë ekonomike, synon t'i japë fund krizës financiare në klub

Futboll

Barcelona aktivizon “levën” e dytë ekonomike, synon t’i japë fund krizës financiare në klub

news image

FC Barcelona ka nënshkruar sot aktivizimin e levës së dytë ekonomike.

Bëhet fjalë për kalimin e 15% të të drejtave televizive në fondin e investimeve “Sixth Street”.

Ky transferim do t’i lejojë klubit të hyjë në 400 milionë euro duke llogaritur fitimin kapital, e cila do të zgjasë për 25 vjet, raporton Sport, përcjell Sinjali Sport.

Klubi blaugranas ka transferuar tashmë 10% të të drejtave televizive në të njëjtin fond në fund të qershorit për 207.5 milionë, me një fitim kapital prej 267 milionë, lëvizje që i lejoi të mbyllte me përfitime vitin financiar 2021-22.

Me aktivizimin e këtyre dy levave, Barça do të mund t’i japë fund krizës që mbante me fondet e veta negative, e cila arrinte në rreth 550 milionë euro.

Këto lëvizje do t’i lejojnë klubit blaugranas të kalojë nga rregulli 1-3 në rregullin 1-1 për sa i përket regjistrimit të futbollistëve.

/GazetaSinjaliSport/