Barcelona dhe Liverpool po shijojnë seritë më të gjata aktuale pa humbje në pesë ligat më të mira të Evropës, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra e Barcelonës dhe Liverpoolit kanë ecuritë më të gjata pa humbje në Top 5 ligat evropiane kurse menjëherë pas tyre vjen Roma e Jose Mourinhos dhe Milani i Piolit.
Barca mban rekordin për ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë aktualisht, duke shkuar në 15 ndeshje (11 fitore, katër barazime).
Liverpooli vjen e dyta me 12 ndeshje, gjersa Roma e Milani vijnë më pas me 11 respektivisht 10 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.