image Barca po mendon transferimin e Alonsos nga Chelsea

Futboll

Barca po mendon transferimin e Alonsos nga Chelsea

news image

Barcelona ia ka vënë syrin një tjetër mbrojtësi të Chelseas, sipas raporteve të fundit.

Blaugranasit kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë të Chelseas, Marcos Alonso.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, ku ka theksuar se klubi spanjoll tashmë është duke punuar në këtë marrëveshje.

Ai është një nga 3/4 opsionet në listë që tani po shqyrtohet nga bordi, është shprehur Romano.

Marrëveshja aktuale e Alonsos me Chelsean skadon në qershor 2023 dhe një largim i spanjollit në verë është i mundur.

Kujtojmë që Christensen do t’i bashkohet blaugranasve këtë verë si transferim i lirë, gjersa Barca ka pasur kontakte edhe me mbrojtësin e djathtë të Chelseas, Cesar Azpilicueta.

/GazetaSinjaliSport/