Barcelona shpreson që më në fund të përfundojë marrëveshjen e re për mesfushorin Gavi.
Pas shumë takimeve mes palëve, blaugranasit janë të vendosur që t’i japin fund “sagës” Gavi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano thekson se Barcelona ka planifikuar një kontakt të ri të drejtpërdrejtë me agjentin e Pablo Gavi, Iván de la Peña për të përfunduar marrëveshjen për kontratën e re.
Sipas Romanos, pas shumë takimeve, Barça shpreson se ky do të jetë kontakti i fundit me Gavi dhe më pas për të nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.