image "Barça nuk mund t’ia lejojë vetes blerjet e Lautaro Martinez dhe Neymar"

Futboll

Futboll/ “Barça nuk mund t’ia lejojë vetes blerjet e Lautaro Martinez dhe Neymar”

news image

As Lautaro Martinez dhe as Neymar Jr, Barcelona nuk mund t’i lejojë vetes afrimin e këtyre dy sulmuesve që kushtojnë shumë në merkaton e verës së ardhshme, sepse në këtë moment krize për shkak të koronavirusit, blerjet super-miljonere janë thjeshtë të pamundura.

I këtij mendimi është Javier Tebas presidenti i ligës spanjolle të futbollit. I intervistuar mbi mundësitë që do të kenë klubet spanjolle për të operuar në merkaton e verës, Tebas theksoi se në tregun transferimeve do të qarkullojnë pak para pasi situate ekonomike nuk e lejon dhe më shumë sesa blerje të bujshme do të ketë shumë shkëmbime mes skuadrave të ndryshme.

Tebas nënvizoi se nuk është e vërtetë që po Barcelona po diskuton me Interin dhe Paris Saint Germain për afrimin e Lautaro Martinez dhe Neymar pasi aktualisht këto dy operacione merkatoje janë të pamundura.