Barcelona po përgatit një ofertë të re për Robert Lewandowskin.
Lewandowski po vazhdon të shtyjë për një lëvizje tek klubi spanjoll, pasi theksoi se epoka e tij ka “mbaruar” me Bayernin.
Pas refuzimit të ofertës së parë të Barcelonës nga kampioni gjerman e cila ishte rreth 30 milionë, klubi spanjoll po përgatitet që të bëjë një ofertë të re, ka konfirmuar Fabrizio Romano.
“Barcelona është duke përgatitur ofertën e re zyrtare për Robert Lewandowski. Marrëdhënia e shkëlqyer e Laportës me agjentin e tij Zahavi ndihmoi të pritej dhe të ruhej një marrëveshje verbale e vlefshme për kushtet personale.
“Prioriteti i Lewandowskit ka qenë gjithmonë Barça, pavarësisht qasjeve të Chelsea dhe PSG”, ka shkruar Romano në Twitter.