Barcelona do ta aktivizojë levën e katërt ekonomike në mënyrë që të regjistrojë transferimet e bëra këtë verë.
Pesë transferimet e Barçës nuk do të kenë të drejtë loje nëse nuk regjistrohen deri para të dielës.
Sidoqoftë, klubi spanjoll tashmë thuhet se ka aktivizuar levën e katërt ekonomike për t’i regjistruar këto transferime.
Barcelona ka shitur 24.5% të Barça Studios te Orpheus Media për 100 milionë euro pasi tani është vendosur të aktivizojë levën e 4-të, konfirmon Fabrizio Romano.
Ky është plani i Barçës për të regjistruar nënshkrimet e reja dhe më pas për të vazhduar me marrëveshjen tjetër si Marcos Alonso, i rënë dakord me Chelsean/lojtarin një javë më parë.