Barcelona ka gati shkëputjen e kontratës së Depay dhe tani po pritet ‘drita jeshile’ nga Juventusi.
Siç raporton Fabrizio Romano, Juventusi duhet të japë dritën jeshile përfundimtare për marrëveshjen dyvjeçare të diskutuar më herët në mënyrë që të përfundojë dhe më pas të nënshkruajë marrëveshjen.
Sipas Romanos, Juventusi nuk e ka përfunduar ende marrëveshjen me Depay dhe është ende në diskutim për pagën, që është hapi i nevojshëm për të përfunduar marrëveshjen.
Bisedimet do të vazhdojnë – deri sa Depay dhe Juventus të arrijnë marrëveshjen, pasi Barça tani është gati të ndërpresë kontratën.