image Barazimi i Atalantës, shpall Interin kampion të Serie A

Futboll

Barazimi i Atalantës, shpall Interin kampion të Serie A

news image

Atalanta ka barazuar sot në udhëtim te Sassuolo me rezultat 1-1, duke bërë që Interi të shpallet kampion edhe matematikisht në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Skuadra “zikaltër” tani ka 82 pikë, 13 pikë më shumë se përcjellësi Atalanta që është në pozitën e dytë me 69 sosh katër ndeshje pa u mbyllur kampionati.

Interi arriti të fitojë titullin kampion pas 11 viteve, pas dominimit nëntë vjeçar nga Juventusi, ndërsa ky është titulli i 19-të në histori të klubit “Nerazzurii”.

Interi dje (e shtunë) fitoi në udhëtim ndaj Crotones me rezultatin 2:0 dhe priti vetëm përfundimin e këtij takimi për të filluar festën. /Gazeta Sinjali Sporti/