image “Banorët përdorin telefona në Big Brother VIP?”, sqarohet çdo gjë

Bota e Yjeve

“Banorët përdorin telefona në Big Brother VIP?”, sqarohet çdo gjë

news image

Prej ditësh ka qarkulluar një video ku Fifi shihet duke mbajtur në dorë një pajisje elektronike, në të cilën ka bërë që të aludohet nëse banorët kanë telefona brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Madje ata shpesh herë janë dëgjuar teksa sa përdorin fjalën “telefon”, gjëra këto që janë diskutuar që në fillimin e spektaklit javorë që po mbahet sonte.

Prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani i ka njoftuar banorët se çfarë është diskutuar në lidhje me këtë dhe se kjo ka bërë bujë të madhe sidomos në mediet online.

Por, sqarimi i banorëve ishte se ajo që mbante Fifi në dorë ishte thjeshtë një makinë llogaritëse për buxhetin, teksa me fjalën “telefon” i referohen mikrofonave që mbajnë me vete.

“Ishte makina llogaritëse që ne bëjmë llogarinë e buxhetit”, ka thënë Donika, mendim që u përkrah nga të gjithë banorët.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Në anën tjetër edhe Arbana pohoi se kjo është e vërtetë, dhe se banorët nuk kanë qasje në telefona.

Ndërkohë, sonte pritet gjithashtu eliminimi i njërit prej banorëve nga vota e publikut.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/