image Banorët në “Mati 1” ankohen për rrjedhje të kanalizimit

Sociale

Banorët në “Mati 1” ankohen për rrjedhje të kanalizimit

news image

Një problem me rrjetin e kanalizimit po vazhdon në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë treguar se në rrugën “Uran Ajeti”, ka javë që ka rrjedhje të kanalizimit, që shkakton edhe kundërmim.

Sinjalizuesit kanë treguar gjithashtu se kjo rrjedhje e kanalizimit po ndodh edhe te rruga “Muharrem Fejza”.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje te Kompania Rajonale e Ujësjellësit që menaxhon këto probleme, por deri këto momente nuk ka dhënë një sqarim.

Rrjedhja e ujërave të zeza, shpesh ka paraqitur problem për banorët e kryeqytetit. /Gazeta Sinjali/