image Banorët në Fushë Kosovë pretendojnë se marketi "Viva" ka uzurpuar trotuarin për ndërtimin e tarracës

Sinjalizime

Banorët në Fushë Kosovë pretendojnë se marketi “Viva” ka uzurpuar trotuarin për ndërtimin e tarracës

news image

Banorët e Fushë Kosovës nuk po mund të lëvizin lirshëm nëpër hapësirat publike si pasojë e uzurpimit të trotuareve nga lokalet e ndryshme. Një gjë të tillë disa banorë po pretendojnë se po e bën edhe marketi “Viva” në rrugën “Hajrullah Zymi”.

Banorët kanë thënë për Gazetën Sinjali se lokali i këtij marketi nuk ka leje për tarracë dhe ndërtimi i saj po bëhet pikërisht sot, meqë është fundjavë dhe inspektorati nuk është aktiv.

Sipas tyre, ky market nuk ka pasur tarracë deri më sot, prandaj kanë dyshime se mund të mos kenë leje për një gjë të tillë.

 Se ka apo jo leje për një ndërtim të tillë, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në komunën e Fushë Kosovës por edhe në numrin kontaktues të marketit.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesit:

/GazetaSinjali/