image Banorët kundërshtojnë ndërtimin e vilës së Xherdan Shaqirit

Futboll

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e vilës së Xherdan Shaqirit

news image

Një projekt madhor i planifikuar nga ish-lojtari i FCB dhe ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri në rrethin e vilave në Rheinfeld nuk miratohet nga të gjithë banorët e Rheinfeldenit. Sipas tyre, ajo nuk përshtatet me peizazhin e zonës.

Fqinjët kanë kundërshtuar, me pretekstin se ndërtesa prej betoni nuk përshtatet me pamjen e lagjes dhe dëmton cilësinë e tyre të jetesës.

Shaqiri është rritur në Augst, ndërsa qyteti Rheinfelden është vetëm disa kilometra larg, shkruan gazeta Basler Zeitung.

28-vjeçari me sa duket dëshiron të jetojë atje pas përfundimit të karrierës së tij profesionale.

Shtëpia që planifikon të ndërtojë ai në Kapuzinerberg në Rheinfelden, do të ketë 270 metra katrorë dhe do të zëvendësojë tjetrën, të ndërtuar më herët, transmeton albinfo.ch.

 Por, projekti është i diskutueshëm midis banorëve të Rheinfelden-it.

Sipas gazetës, fqinjët thonë se cilësia e tyre e jetesës do të dëmtohej jashtëzakonisht shumë nga projekti.

Avokati i një banori që po kundërshton projektin ka thënë për Basler Zeitung se koncepti i zhvillimit hapësinor të Rheinfelden-it parashikonte për lagjen Kapuzinerberg një zonë të qetë, të gjelbër për shtëpi një-familjare dhe nuk duket të ketë shumë gjelbërim në projektin e ndërtimit të Shaqirit.

Aplikimi për ndërtimin e vilës është ende në pritje në qytetin Rheinfelden dhe ende nuk është vlerësuar.

/GazetaSinjali/