Banorët e rrugës “Tahir Sinani”, në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren ankohen se janë në hall me shoferët e papërgjegjshëm, për të cilët thonë se po parkojnë automjetet në trotuare e në rrethrrotullim, raporton Gazeta Sinjali.
Një banor i kësaj lagjeje tha për Gazetën Sinjali se qytetarët po detyrohen që të ecin në rrugë, për shkak se trotuaret janë “ozurpuar” nga veturat.
Madje, sipas tij, policia nuk po ndërmerr asnjë veprim për të gjobitur këta shoferë.
“Na duhet të ecim në rrugë, ndërsa veturat në trotuar. Ende asnjë gjobë apo veprim nga ana e policisë”, tha ai në kushte anonimiteti.
Ai ankohet edhe për drejtuesin e një veture të tipit Audi, për të cilin thonë se e parkon veturën e tij vazhdimisht aty, ndonëse thotë se janë ankuar disa herë./Gazeta Sinjali/