image Banorët e Kamenicës akuzojnë Qëndron Kastratin për shantazh

Kosovë

Protesta/ Banorët e Kamenicës akuzojnë Qëndron Kastratin për shantazh

news image

Banorët e Busavatës dhe Krilevës së Kamenicës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kundër reformës së iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati për mbylljen e katër shkollave në këtë komunë.

Përmes parullave “Duam shkollat tona”, “ Largo duart nga shkollat tona”, “Busavata i thotë jo mbylljes së shkollave”, banorët e këtyre dy fshatrave kanë kërkuar nga MASHT-it dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati që të kthejnë normalitetin dhe mësimin në shkollat e mbyllura.

Drejtori i shkollës fillore në Busavatë, Abedin Maliqi tha se ata kanë ardhur që ta kundërshtojnë reformën e Qëndron Kastratit e cila dërgon në mbyllje të shkollave.

Maliqi tutje ka thënë se ata ekspertë që kanë ardhur me vendimin për mbyllje të shkollës në Busavatë janë ekspertë që nuk kanë lidhje me arsimin.

Tutje për situatën e krijuar ai ka akuzuar edhe MASHT-in dhe ministrin tashmë në detyrë, Shyqiri Bytyqi.

 “Këtu jemi që t’i themi jo Qëndron Kastratit, jo kjo reformë çon në rrugë të pa kokë, kjo reformë është reformë që nuk është zbatuar në formë të duhur. Pra prindër të dashur organizator Qëndron Kastrati thirret në emër të ekspertëve, pyesim cilëve ekspertë? Mirhane Morinës, Drilona Ramabajës apo kategori të tilla që nuk kanë të bëjnë asgjë me arsimin”, tha ai.

Përfaqësuesi i shkollës “7 shtatori” në Krilevë, Fatmir Cakolli , u shpreh se përmes kësaj proteste po shprehin pakënaqësitë për mbylljen e shkollave në Busavatë dhe Krilevë. Ai madje tha se një gjë të tillë nuk do lejojmë që të ndodhë.

“Jo Qendron mbylljes së shkollave, jo Mirhane Morina nuk ka mbyllje të shkollave iu lus tri herë që jo nuk do ketë mbyllje të shkollave deklaroj me zë dhe them mbylljet e shkollave nuk kanë qenë as në kohën e Millosheviqit, jo deri sot me i mbyll këto shkolla që i kemi bërë me buxhetin tonë. Andaj iu lus si protestues të jeni të qetë dhe të dinjiteteshëm dhe mos t’i mbyllim shkollat për një njeri i cili është me përfitime të veta”, u shpreh Cakolli.

Përfaqësuesi i prindërve të fshtatit Busavatë, Feim Maliqi teksa e ka konsideruar si ide qyqare reformë në arsim të vendosur nga kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastratit tha se prindërit janë shantazhuar nga kryetari i Kamenicës vetëm pse po insistojnë që shkollat mos të mbyllen.

Maliqi tha se si prindër në shenjë proteste kanë marrë vendim që fëmijët e tyre të mos vijojnë procesin mësimor.

“Nga e hëna i gjithë këshilli i fshatit në bashkëpunim me fshatin Krilevë kemi marr vendim që fëmijët tanë prej të hënës më nuk janë duke vijuar mësimin në shenjë proteste, pasi fëmijët tanë nuk ka asnjë bazë ligjore që të shkojnë në shkollë pa libra, pa ditar e pa fletore. Ka bërë kërcënime, shantazhe nëpër rrjetet sociale, përmes telefonit, thërret prindërit…18’46 Jemi arrestuar vetëm pse kërkojmë shkollat tona, ne asgjë nuk po kërkojmë diçka që është jashtë etikës, jashtë normales, ne po kërkojmë vetëm të kemi shkollat tona. Tha do iu burgosim apo ku di unë këto kërcënime që janë, burgosnani ore nëse është nevoja, nuk e bëj për vete personalisht, e bëj për gjithë fshatin nëse është nevoja do shkojmë edhe në burg”, u shpreh ky prind.

Nëna e dy fëmijëve që vijojnë mësimin në shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë, Mirizade Maliqi kërkoi që urgjent të fillojë procesi i rregullt mësimor në këtë shkollë.

“Ditarët le të na i bien urgjentisht, librat, abetaret se fëmijët që dy muaj as një shkronjë nuk e kanë mësuar të klasës së parë. Nuk iu vjen turp, turp duhet me iu ardhur fëmijët ende shkronjën A nuk e kanë mësuar qe shtatë javë numrin 1 as 2 as 3 nuk e kanë mësuar. Unë po befasona çfarë kryetari është ai”, u shpreh e mllefosur ajo, shkruan kp.

Në fund të protestës banorët pankartën me mbishkrimin “Duam shkollat tona” e vendosën brenda në ambientet e Ministrisë së Arsimit, si shenjë pakënaqësie ndaj ministrit në detyrë Shyqyri Bytyqi, i cili nuk doli për t’i takuar protestuesit edhe pse ata kishin ardhur nga Kamenica.

Kujtojmë që banorët e Busavatës së Kamenicës kanë protestuar edhe më parë kundër vendimin për mbylljen e shkollës./Gazeta Sinjali/