image Banorët e fshatit Gërdoc ankohen pse mediat po thonë që Burgu i Sigurisë së lartë është në Dyz

Sociale

Banorët e fshatit Gërdoc ankohen pse mediat po thonë që Burgu i Sigurisë së lartë është në Dyz

news image

Banorët e fshatit Gërdoc të Komunës së Podujevës kanë parashtruar ankesë në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) lidhur me raportimet e mediave për vendndodhjen e Burgut të Sigurisë së Lartë.

Sipas këtyre banorëve mediat gabojnë kur thonë se ky burg gjendet në Dyz, derisa thotë se i njëjti gjendjet në Gërdoc.

Pas ankesës së këtyre qytetarëve, KPM bën thirrje për të gjitha mediat që në të ardhmen t’i referohen saktë vendndodhjes së Burgut të Sigurisë së Lartë sipas të dhënave zyrtare që sipas tyre mund të konfirmohen nga institucionet përkatëse./Gazeta Sinjali/