image Banorët e Durrësit vijnë në Prishtinë për strehim

Kosovë

Tërmeti/ Banorët e Durrësit vijnë në Prishtinë për strehim

news image

Në mesin e shumë grupeve që kanë marrë iniciativë për tu dal në ndihmë banorëve të Durrësit dhe zonave të tjera të prekura nga tërmeti janë edhe “Plisat”.

Grupi i tifozëve të klubit Prishtina “Plisat” ka njoftuar se është përfunduar me sukses dita e parë e aksionit për të ndihmuar 250 familje në Durrës me ushqime, veshmbathje, batanije, barna.

Grupi ka njoftuar se tashmë janë duke u kthyer nga Shqipëria por, ata nuk po kthehen vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata me vete kanë marrë edhe 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë.

Shumë qytetarë të Kosovës kanë ofruar strehim dhe ushqim për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/