image Banka Botërore paralajmëron: 35 milionë njerëz mund të përfundojnë në varfëri, kriza ekonomike e pashmangshme

Kosovë

Koronavirusi/ Banka Botërore paralajmëron: 35 milionë njerëz mund të përfundojnë në varfëri, kriza ekonomike e pashmangshme

news image

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor, paralajmëron Banka Botërore.

Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore ka thënë se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, derisa ka paralajmëruar për “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industrië e prekura nga virusi.

Aty përfshihet turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, sikurse edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia.

Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të përfundojnë në varfëri, duke përfshirë 25 milionë persona në Kinë.

Banka Botërore e definon linjën e varfërisë si mbijetesë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak. Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019. /Gazeta Sinjali/