Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligë, shkruan Sinjali Sport.
Ballkani e mposhti Dritën me rezultat të pastër 2-0 në Suharekë.
Theophilus Solomon realizoi që të dy golat për vendasit, duke rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme.
Me këtë triumf, Ballkani ngritët në pozitën e parë me 24 pikë, dy më shumë se Drita që renditet e në vendin e dytë.
Llapi fitoi me rezultat minimal ndaj Malishevës 0-1.
Autogoli i minutës 73 nga Hoti vendosi gjithçka për këtë ballafaqim.
Drenica u befasua duke pësuar disfatë në shtëpi nga Ulpiana me rezultat të ngushtë 0-1.
Marclei ishte heroi i lipjanasve, duke e shënuar golin e vetëm këtë përballje.
Renditja e re tabelore pas mbarimit të këtyre ndeshjeve: