image Ballkani e nis furishëm stinorin pranveror, triumfon ndaj Dukagjinit

Futboll

Ballkani e nis furishëm stinorin pranveror, triumfon ndaj Dukagjinit

news image

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka filluar sot, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja e tretë e ditës u zhvillua në Suharekë, me skuadrën vendase, Ballkanin që mposhti Dukagjinin me rezultat të thellë 4-1.

Meriton Korenica, Armend Thaçi, Kushtrim Gashi dhe Mevlan Zeka realizuan golat te vendasit.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Altin Merlaku.

Ballkani me këtë fitore grumbullon 36 pikë dhe ngritët në pozitën e dytë, kurse Dukagjini me 18 pikë mbetet në pozicionin e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/