26-vjeçari, Faton Haxhaj, nga fshati Greikoc i Suharekës ka humbur jetën, ku ai dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lidhur me këtë rast kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Haxhaj.
Ai tha se duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar dhimbjen.
“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën.
E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen.
Ngushllime Familjes Haxhaj”, tha ai përmes një postimi në Facebook.