image Bale nuk do të luajë më këtë vit, vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të lëndimit

Futboll

Bale nuk do të luajë më këtë vit, vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të lëndimit

news image

Gareth Bale nuk është duke kaluar periudhë aspak të mirë te Los Blancos.

Futbollisti uellsian prej kohësh është duke munguar shkaku i një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi pritej të rikthehej së shpejti në fushë, por duket qe lëndimi i tij është përkeqësuar.

Sipas gazetës ‘AS’, viti 2021 ka përfunduar për Bale pasi nuk do të mund të paraqitet më këtë vit.

Uellsiani pritet të mungojë deri në janar të vitit 2022, atëherë kur pritet të riaftësohet plotësisht nga lëndimi i pësuar.

Thuhet se “Los Blancos” janë të palumtur me lëndimet e shpeshta të Bale dhe mezi po presin që kontrata e tij me klubin të përfundojë.

32-vjeçari, ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2022, dhe në fund të edicionit pritet të largohet si lojtar i lirë. /Gazeta Sinjali Sporti/