image Bale mungon gjatë pas lëndimit të pësuar

Futboll

Bale mungon gjatë pas lëndimit të pësuar

news image

Duke ndjekur lëndimin e fundit, Real Madrid do të jetë pa sulmuesin Gareth Bale për disa muaj.

Sipas The Mirror, ish yllit të Tottenhamit, do t’i nevojiten disa muaj për t’u rikuperuar.

Bale mungoi në fitoren e “Los Blancos” shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.

Kurse, pasi bëri testet, u konfirmua që me muaj do jetë jashtë fushës së gjelbër.

Ky lëndim erdhi në kohë të keqe për sulmuesin, që sapo kishte filluar të rigjejë formën e disa viteve të kaluara.

Ndërkohë, Real Madrid të mërkurën do zhvillojë përballjen e parë për LK ndaj Interi.  /Gazeta Sinjali Sporti/