image Ancelotti pasi u mposhtë: Skuadra ende është në pushime

Futboll

Ancelotti pasi u mposhtë: Skuadra ende është në pushime

news image

Real Madrid e nisi vitin 2022 në mënyrën më të keqe, duke pësuar humbje nga Getafe.

“Los Blancos” dominuan plotësisht, por në fund pësuan humbje me rezultat minimal 1 – 0.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti e cilësoi këtë humbje si thirrje që të këndellen sa më parë.

“Sot skuadra ishte në pushime. Kishim reagim të mirë në 10 minutat e parë pas golit të pranuar. Pastaj ishim më shumë nervoz, humbëm topat, duelet. Ia dhuruam golin atyre”.

“E merituam të shënojmë një gol, por ndoshta kjo humbje është si thirrje që të zgjohemi nga pushimet”.

“Skuadra ia ka dal mirë në ndeshjet e kaluara, kur ndeshja bëhet më e komplikuar Marcelo të jep zgjidhje ofensive, për këtë arsye luajti në pjesën e dytë”.

“Vendimi për të vendosur Asensio-Rodrydo ishte bazuar në detajet që kam parë në stërvitje. E dija që nuk mund të luanin 90 minuta. Hazard ka qenë brilant, Marcelo provoi gjithashtu. Ata nuk gjetën mundësi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid zhvillon ndeshjen e radhës në mesjavë, këtë të mërkurë ndaj Alyocano në kuadër të Kupës së Mbretit. /Gazeta Sinjali Sporti/