Gareth Bale tashmë konsiderohet një lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata e tij me klubin madrilen.
Uellsiani së fundi i është ofruar një skuadre spanjolle që sezonin e kaluar shpëtoi për fare pak nga rënia.
32-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës së Getafes.
Presidenti i Getafes, Torres ka zbuluar se agjenti i uellsianit ia ka ofruar klientin e tij klubit spanjoll.
“Ne folëm me agjentin e Gareth Bale vetëm 45 minuta më parë, ata na e ofruan atë. Ne do ta shqyrtojmë dhe studiojmë këtë mundësi”, ka deklaruar Presidenti i klubit spanjoll.
Getafe mbylli sezonin e kaluar në pozitën e 15-të tabelare, me 39 pikë, vetëm një pikë që i shpëtoi ata prej rënies nga liga.