image Baldwin paditet nga familja e regjisores që e vrau gjatë xhirimeve

Botë

Baldwin paditet nga familja e regjisores që e vrau gjatë xhirimeve

news image

Aktori Alec Baldwin “i pamatur qëlloi dhe vrau” kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust” vitin e kaluar. Kështu thuhet në padinë e bërë nga familja e viktimës ndaj aktorit.

Avokatët e familjes së saj, në një konferencë për media prezantuan një shfaqje të animuar të imitimit të gjuajtjes me armë.

Ata pretendojnë se Baldwin dhe të tjerët kanë dështuar të marrin masa sigurie dhe të ndiqnin rregullat e sigurisë për armët.

Pas ngjarjes, Baldwin ishte shprehur i mërzitur për atë që e quajti “aksident tragjik”. Po më vonë kishte deklaruar se nuk kishte gjuajtur ai me armë.

/GazetaSinjali/