image Balaj-Halimaj: Qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë dorën e shtetit pasi të hyjë në fuqi Ligji për Rimëkëmbje

Politikë

Balaj-Halimaj: Qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë dorën e shtetit pasi të hyjë në fuqi Ligji për Rimëkëmbje

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka pritur në takim një delegacion të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, i kryesuar nga Hysen Sogojeva, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka bërë me dije se kanë biseduar për vështirësitë më të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se pikërisht, hoteleria në Kosovë është biznesi më i dëmtuar nga pandemia COVID-19.

“Në këtë takim, theksova përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i dalë në mbështetje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë të vështirë për të gjithë dhe se bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do t’i trajtojmë më prioritet kërkesat e tyre dhe do ta bëjnë më të mirën e mundshme në plotësimin e kërkesave të këtij sektori”, ka shkruar ndër të tjera Balaj-Halimaj.

Po ashtu ajo ka theksuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, bizneset dhe qytetarët do ta ndjejnë edhe më shumë dorën e shtetit.

Po ashtu, biseduan edhe për Ligjin e Turizmit dhe kërkesë e drejtuesve të Odës ishte që në ligj të përfshihet edhe Agjensioni Kombëtar i Turizmit.

“Sa i përket kërkesës për zgjatjen e orarit për festat e fundvitit, deklarova se Qeveria e Kosovës të gjitha masat që do t’i merr do të jenë në koordinim të plotë me ekspertët e kësaj fushe, këtë rast me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka përfunduar Balaj-Halimaj.

/Gazeta Sinjali/