Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratim në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se pasi ky projektligj të miratohet në lexim të dytë, do t’i hapet rrugë institucioneve shtetërore për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
“Ndër të tjera, ky projektligj i mundëson qytetarëve të vendit tërheqjen e 10% të mjeteve të tyre në Trust”, ka shkruar Balaj-Halimaj. /Gazeta Sinjali/