image Bajrami pretendon se Qeveria Kurti nuk ka aprovuar pako për ringjallje ekonomike në vlerë të 420 milionë eurove

Financa

Bajrami pretendon se Qeveria Kurti nuk ka aprovuar pako për ringjallje ekonomike në vlerë të 420 milionë eurove

news image

Ish-ministrja e Financave në Qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se në projektbuxhetin e vitit 2022 nuk është përfshirë pakoja e ringjalljes ekonomike, në vlerë të 420 milionë eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, nuk ka pasur as pako të ringjalljes ekonomike, në vlerë të 450 milionë eurove, siç thotë se e ka proklamuar Qeveria Kurti.

“Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikuar të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Ajo e ka publikuar një tabelë, e cila thotë se është shkëputur nga raporti 9-mujor i buxhetit të shtetit. Në këtë tabelë shihet se shuma e cila është bërë për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë është 127.9 milionë euro.

“Shihni vetë sa është pakoja e rimëkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkëputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pakoja e rimëkëmbjes – ringjalljes është 127.9 milionë euro. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/