Pas miratimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e 10 për qindëshit nga fondi i tyre pensional, raporton Gazeta Sinjali.
Mundësinë për tërheqje vullnetare të këtyre mjeteve, ministrja tha se qytetarët do të mund ta bëjnë në periudhën katërmujore, pas miratimit të këtij ligji.
Bajrami tha se ky projektligj do të dërgohet sot në Kuvendin e Kosovës.
“Përfundimisht do të mundësohet ajo tërheqja e 10 për qindëshit të qytetarëve. Ne, sot do ta dërgojmë Ligjin në Kuvend…Kjo mundësi do të jetë e hapur për qytetarët në periudhën katërmujore. Do të thotë, prej datës kur të aprovohet ligji”, tha ajo para gazetarëve në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë./Gazeta Sinjali/