image Bajrami e Nismës: Ka parti që munden me ia tregu vendin Vetëvendosjes

Politikë

Bajrami e Nismës: Ka parti që munden me ia tregu vendin Vetëvendosjes

news image

Anëtarja e Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, është shprehur se nuk është koha që vendi të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se nuk janë të frikësuar si Nismë që të shkojnë në zgjedhje dhe që ka disa parti që mund të kenë rezultate më të mira sesa Lëvizja Vetëvendosje.

“Ndoshta nuk është korrekte të flitet për kolegët e VV-së këtu, pasi nuk janë të ftuar. Gjithsesi, qasja e tyre nuk është korrekte. Sipas tyre të gjithë janë të këqinj dhe ne jemi të mirë. Ka parti që mundem me ia tregu vendin Vetëvendosjes”, tha ajo në T7./Gazeta Sinjali/