image Bajrami e Ismajli me Empolin e mposhtin Rrahmanin me Napolin

Futboll

Bajrami e Ismajli me Empolin e mposhtin Rrahmanin me Napolin

news image

Napoli u përball me Empolin në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Napolitanët u mposhtën nga Empoli në arenën ‘Diego Armando Maradona’, me rezultat minimal 0-1.

Patrick Cutrone e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim.

Napoli ka 36 pikë në pozitën e katërt dhe me fitore del në vendin e parë, ku Milani ka 39 pikë, kurse Empoli me 26 pikë ngritët në vendin e shtatë.

Nga fillimi për vendasit u paraqitet edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është titullarë i padiskutueshëm dhe i kompletoi 90 minuta.

Për mysafirët startuan edhe reprezentuesit e Shqipërisë, Ardian Ismajli i cili luajti tërë ndeshjen dhe Nedim Bajrami që luajti 64 minuta.. /Gazeta Sinjali Sporti/