image Bajqinovci i reagon Çitakut e cila tha se 'Kosova nuk është e Albin Kurtit'

Politikë

Bajqinovci i reagon Çitakut e cila tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit’

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët’.

Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.

“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

/GazetaSinjali/