image Bahtiri: Nuk mund të ketë qeveri të re deri në zgjedhje, ndryshe mund të ketë vëllavrasje

Kosovë

Politikë/ Bahtiri: Nuk mund të ketë qeveri të re deri në zgjedhje, ndryshe mund të ketë vëllavrasje

news image

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsje, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit të vendit, Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet sepse sipas tij, VV do të ia tregojë vendin secilit.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendin. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, në RTVD.

Tutje, ai ka shtuar se në zgjedhjet e ardhshme VV do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së koronavirusit, ku ka theksuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.