image Bad News Eagles mposht ekipin ECSTATIC dhe përfundon në vendin e tretë në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Sporte të tjera

Bad News Eagles mposht ekipin ECSTATIC dhe përfundon në vendin e tretë në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

news image

Ekipi shqiptar edhe pse humbi në ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit fnatic, sot (e mërkurë) patën një përballje tjetër ndaj ekipit ECSTATIC, ku garuan për vendin e tretë në turne dhe çmimin prej 16.000 dollarësh.

Sfida përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me ‘mapa’, në të mirë të ekipit shqiptar, të cilët arritën të mposhtin ekipin ECSTATIC për herë të parë, 16-10 në ‘Vertigo’ dhe 16-13 në ‘Dust2’.

Paraqitje mbresëlënëse patën të gjithë lojtarët e ekipit Bad News Eagles, por lojtari i ndeshjes u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me vlerësimin nga HLTV 1.27.

Kjo fitore do ta ndihmojë ekipin shqiptar për të rritur motivin, pasi nesër (e enjte) do të garojnë në turneun Elisa Invitational.

Vlen të ceket se këto suksese, ekipi Bad News Eagles po i arrijnë pa qenë pjesë e ndonjë organizate. 

/GazetaSinjali/