image Rreth 7 mijë futbollistë kosovarë luajnë në Zvicër

Futboll

Rreth 7 mijë futbollistë kosovarë luajnë në Zvicër

news image

Lojtarët nga 179 vende janë të licencuar me Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Ajo çfarë e bën më të “çuditshëm” faktin e lartcekur është se Kosova me dy milionë banorë është vendi i tretë me më së shumti lojtarë të huaj në Zvicër.

6930 lojtarë (përfshirë edhe grupmoshat) me pasaportë të Kosovës aktualisht luajnë futboll në Zvicër. Vetëm Portugalia (16,199) dhe Italia (15,278) kanë më shumë të licencuar, raporton Blick.

Aarau, Winterthur dhe Stade Lausanne-Ouchy kanë numrin më të lartë të futbollistëve kosovarë, secili me nga shtatë lojtarë me origjinë kosovare, i ndjekur nga Schaffhausen me gjashtë.

Dje miqësorja mes Zvicëres dhe Kosovës përfundoi me rezultat 1-1, në një atmosferë e cila ngjante me “Fadil Vokrrin”

/GazetaSinjaliSporti/