Babë e bir janë arrestuar mbrëmë në fshatin Komogllavë të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një grua, e cila më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, derisa rasti vazhdon të hetohet.