image Babë e bir dyshohet se përvetësuan rreth 800 mijë euro me anë të fajdes, këta janë mërgimtarët që u arrestuan në flagrancë në Gjilan

Siguri

Babë e bir dyshohet se përvetësuan rreth 800 mijë euro me anë të fajdes, këta janë mërgimtarët që u arrestuan në flagrancë në Gjilan

news image

Babë e bir nga Gjilani dyshohen se i kanë dhënë pesëdhjetë mijë euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë kamatën prej 20% mujore, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur të arrestojë dy personat që dyshohen se me anë të fajdes kanë përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë euro.

Gazeta Sinjali mëson se të arrestuar janë Naim Sahiti dhe djali i tij Aritoni, nga fshati Malishevë e Gjilanit të cilët jetojnë e punojnë në Zvicër.

Nga Policia tregojnë se me 31 gusht rreth orës 15.30 me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të detyrimit dhe fajdeve njësitë policore kanë  arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar si dhe kanë kontrolluar dy lokacione të dyshuara.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre karikator, 93 fishekë, dy telefona mobil, 1379 euro, 250 franga dhe disa dokumente.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale fajdeja.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/